Big Brother Vip Albania rikthehet në dhjetor.
Top Channel ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e sezonit të ri me spotin e publikuar në Instagram, pas disa ditësh zërash dhe aludimesh në rrjet, ndërsa produksioni ka qëndruar pa njoftim zyrtar.
Vëmendjen e merr edhe “fytyra” e re e programit, pasi logoja e BBVA vjen e rishikuar dhe krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme.