U mbajt takimi Kombëtar i Plavë-Gucisë, 2024, i orgabizuar nga Gazeta e Alpeve. Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik.
Tematika që trajtoi ky takim ishte: Histori-Identitet-Integrim e që u mbajt në Qendrën Kulturore, Vuthaj.
Në këtë takim morrën personalitete nga SHBA, Australi, Kanada dhe të gjitha viset shqiptare. Në mes tjerash Bilall Kasami tha: ” Ne shqiptarët e Maqedonisë Veriore dhe posaçërisht si kryetar i Tetovës bashkë me koalicionin shqiptar Vlen jemi zotuar që do ta ecim përpara rrugën Tetovë-Prizren, që është një nismë e mbarë, e mirë dhe i bashkon mendjet dhe njerëzit. Neve rruga Prizren-Tetovë na jep qasje ne Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Malësi të madhe dhe dalje në bregdetin Adreatik e Europë. (INA)