Bilall Kasami kthen kontrollin, ja “pushtimi” i radhës (FOTO)

Pas ndasive të fundit në Lëvizjen Besa, para ca ditësh faqja në facebook e kësaj partie mbeti në kontroll të grupacionit që zhvilluan mbledhje të Këshillit Qendror në Shkup dhe që shkarkuan Bilall Kasamin nga posti i kryetarit.

Dhe gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi te kjo faqe janë publikuar informacione që ishin në favor të këtij grupacioni.

Por prej sonte zyrtarisht kjo faqe përsëri është në kontroll të Bilall Kasamit dhe grupaconit të tij. Ende nuk dihet nëse kjo është bërë në rrugë zyrtare ose në ndonjë formë tjetër.

https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/

Por tash më të gjitha lajmet që ditëve të fundit nga grupacioni që është kundër Bilall Kasamit janë fshirë dhe lajmi fundit i postuar është i datës 12 dhjetor 2017 dhe ka të bëjë komunikatën e kësaj partie sa i përket mbledhjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor.