Bilall Kasami mbetet kryetar i Lëvizjes BESA

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA që është mbajtur në Tetovë është vendosur që deri në mbajtjen e kongresit lider i BESA-s do të jetë Bilall Kasami, njofton Portalb.mk.

“Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa e mbajtur në Tetovë u sollën këto vendime: Vendim për mbajtjen e Kongresit të Parë të Lëvizjes Besa më 24.02.2018, Zgjedhja e Komisionit për Organizimin e Kongresit dhe deri në mbajtjen e kongresit të parë të partisë, me partinë do vazhdojë të udhëheqë kryetari Bilall Kasami”, njoftuan nga BESA.

Poashtu Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa autorizoi komisionin për organizimin e kongresit që të merren me mbarrëvajtjen e procesit të zgjedhjeve brendapartiake deri në mbajtjen e Kongresit të parë.

Përndryshe, në media sot qarkulluan informata se lideri i deritashëm i BESA-s, Bilall Kasami është shkarkuan nga pozita, megjithatë, në detaje se çfarë po ndodhë në BESA do të kuptojmë në konferencën për media që pritet të mbahet në çdo moment në selinë në Shkup.