Bilalli: Investimi në ekonomi është patriotizmi më i madh

Picture of ina-online
ina-online

17/09/2024

Vazhdon anashkalimi i investimeve ekonomike në pjesën perendimore, gjegjësishtë aty ku jetojnë shqiptarë në numër më të madh, ndërsa tradita e investimeve në pjesën lindore, aty ku jetojnë qytetarë të etnitetit maqedonas vazhdon të shënojë rritje. Analisti Mersel Bilalli për Televizionin Shenja, thotë se kjo plagë është e vjetër, pasi siç tha, në 20 vitet e fundit ka investime relevante në numër dukshëm më të larta, të cilat pjesa absolute është investuar në pjesën lindore. Bilalli theksoi se patriotizmi më i madh dhe ai i vërteti është puna dhe ekzistenca në vendlindje, ndërsa shtoi se mosinvestimi në pjesët ku shumica dërmuese jetojnë shqiptarë, ka bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi dhe të shpërngulen në shtetet e perendimit.

MERSEL BILALLI,ANALIST

“Të gjitha këto ikje masive, pra në qoftë se interesohemi nëpër ambasada, do të shifet se mbi 55 përqind, që presin viza puna janë shqiptarë, ku organizimi politik shqiptar ende nuk e ka idenë në kokë pa formuluar zhvillimin ekonomik. Ajo është më ekzistencialja, patriotizmi më i madh është ta zhvillosh ekonominë dhe t’i punësosh njerëzit, pra janë momente të fundit që kjo strukturë nuk e di se sa e kanë fuqinë politike, që definitivisht çështjen e marrëveshjes politike ta orientojnë drejt investimeve edhe në pjesën perendimore të shtetit”.

I pyetur se ky fenomen ndodh për shkak të neglizhencës së partive politike shqiptare, apo tendenca e partive maqedonase, analisti Mersel Bilalli tha se ata janë të vetëdijshëm se ekonomika është burimi i gjithçkaje, ndërsa këta tjerët fatkeqisht jo.

MERSEL BILALLI, ANALIST

“Edhe njëra edhe tjetra, pra ata janë të vetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje tonë , të tjetër janë të pavetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje dhe harxhojnë energji duke emëruar kuadro të ndryshme duke emëruar në pozicione të ndryshme, ose duk punësuar persona në administratë publike dhe prej asaj nuk ka asgjë, ose mundë të ket simbolikishtë, sepse shumë persona të cilët jetojnë në ambientin me ekonomi të dobësuar, pra me ato rroga që i marrin nga administrata , ato nuk mundet të lidhin skajin me skaj dhe ja jemi dëshmitarë që edhe një pjesë të atyre që kanë qenë të punsuar, qoftë në admistratë, i lëshojnë vendin e punës, pra kjo është çështje kyçe që 24 orë në ditë duhet ta bisedojnë strukturat politike, që ja pra fatkeqësishtë 22 vite dhe vazhdojnë akoma që mos ta bisedojnë”.

Kujtojmë se në zonat e lira të Maqeonisë lindore, që nga themelimi i tyre janë hapur rreth 33,000 vende të reja pune, duke siguruar jetesë direkte dhe indirekte për afro 130,000 banorë të asaj ane. Në zonat lindore të shtetit, vetëm për dy vite janë realizuar afro 6,000 punësime të reja.

TË FUNDIT
7 minuta
Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor
1 orë
Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën
2 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”
2 orë
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut
2 orë
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

ME TE LEXUARA

17 orë
Ende s’kanë leje, por vazhdojnë të punojnë – Po ndërtohet objekti afër shtëpisë së pleqve në Çair
1 ditë
Paralajmërohet ligj i ri për vetëqeverisje lokale me mundësi të revokohet kryetari i komunës dhe të vendoset polici komunale
11 orë
Mickoski: Shqipëria nuk është më e përgatitur se Maqedonia për në BE
19 orë
Shfaqja “Burrat me Papuçe” u prit ngrohtësisht nga publiku i Kumanovës, në Ditët e Komedisë
17 orë
830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë
1 ditë
29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

LEXO MË SHUMË

IMG_8631

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

izet mexhiti carshi

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

moti-1

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

IMG_8650

Redona Bexheti e vetmja në trojet shqiptare që doktoron në fizikë mjekësore!

IMG_8646

ASH themelon strukturat në Zajaz

tvsh-ime

Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj

TRENI

“Treni i qytetit” pritet të jetë gati në tetor të vitit 2025, paralajmëroi Nikollovski

INFO

NA NDIQ