Bilanci i fundit me Covid 19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 403 raste të reja me Kovid-19, 10 viktima dhe 339 të shëruar.

Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat tjera për testim janë kryer 2.118 tamponë, ndërsa 19 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv.

Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan.

Incidenca më e lartë e të infektuarve regjistrohet në Shtip, Shkup, Veles dhe Kumanovë.