BILD shkruan për lëvizjet e Ramës në raportet Turqi-Greqi

0

Gazeta gjermane “Bild”, në një shkrim të shkurtër të publikuar, shkruan se ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që inkurajoi kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë.

“Bild” thekson se kreu i qeverisë shqiptare do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, pas konflikteve për ishujt në Detin Egje dhe tensionet për hidrokarburet në Mesdheun Lindor. Në shkrimin e botuar, BILD e konsideron Ramën “ndërtues të urave të komunikimit”.

“Kancelarja e inkurajoi atë personalisht. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po përpiqet të mbledhë krerët e shtetit të Turqisë dhe Greqisë në një tryezë. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”, shkruan “Bild”.