Bill Gates i dha gazetares një çek dhe i tha: “Shëno shumën e dollarëve që do të dëshiroje dhe unë do t’i jap”

Bill Gates, një ndër njerzit më të pasur të botës i ftuar në emisionin This morning bisedoi ma gazetaren lidhur me suksesin e tij, transmeton InfoShqip.

Gjatë bisedës Gates u pyet nga gazetarja se si kishte arritur të bëhej aq i suksesshëm dhe ai i ofroi asaj një çek të hapur ku ajo mund të shkruante shumën e dollarëve që do donte dhe ai ishte i gatshëm tja jepte. Nga kjo bisede gazetarja u ndje e ofenduar dhe iu përgjigj: ”Zoti Bill Gates, nuk po flas për këtë. Unë vetëm të pyeta se cili është sekreti i suksesit tuaj”.

Ai ia dha sërish çekun, por ajo përsëri nuk e pranoi. Bill Gates i tha:

“Është mundësia jote e fundit. Merre dhe shëno sa të duash.”

“Sekreti i suksesit tim është se nuk humbas asnjë shans siç bëre ti. Nëse do të kishe filozofinë për t’i parë situatat dhe propozimet si mundësi, mund të ishe bërë gazetarja më e pasur në botë.
Dallimi midis meje dhe teje është se unë shoh mundësi në gjithçka, ndërsa ti ke parë gjithçka përveç një mundësije.” vazhdoi më tej Gates./InfoShqip.com