Biotina, vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin

INA
INA

5 Qershor, 2023

Biotina është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.

Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.

Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
close
volume_off

Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.

Simptomat e mungesës së biotinës

Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj

Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.

Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.

Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.

A janë të sigurtë suplementët e biotinës

Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut,

Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve.

Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.

Dozat e duhura të biotinës

Ndonëse nuk ka një sasi ditore të rekomanduar të biotinës, ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org mendojnë se dozat e përshtatshme janë 30 mikrogramë për të rriturit mbi 18 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Gatë lehonë mund të marrin 35 mikrogramë.

Foshnjave deri në 12 muaj mund t’u jepet 7 mikrogramë biotinë.

Fëmijëve deri në 3 vjeç mund t’u jepet 8 mikrogramë, fëmijëve deri në 8 vjeç 12 mikrogramë, fëmijëve deri në 13 vjeç 20 mikrogramë dhe adoleshentëve 25 mikrogramë.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon se në rast se ju keni një problem shëndetësor duhet të konsultoheni më parë me mjekun nëse duhet apo nuk duhet të merrni biotinë si dhe cila është doza e duhur që duhet të merrni.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foshnja_2

Depresioni pas lindjes, ja se çfarë duhet të dini

mushkerite_sd

7 mënyra për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Dhembe buzeqeshje

Këto janë gabimet që bëhen për kujdesin dhe shëndetin e dhëmbëve

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

Fatmir Mexhiti

Mexhiti: Derisa jam unë ministër, nuk do të ndodh të vonohet tenderimi ose prokurimet publike për ilaçet

ushqim per anemiket

Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

koka-600x360-1

Migrena duhet të merret seriozisht ndërsa koha e pritjes për trajtimim rritet

bajame

Bajame para se të flini, më mirë se ilaçet e gjumit

shega

Përfitimet shëndetësore dhe ushqyese të shegës

INFO

NA NDIQ