BIRN: Honorarë të fshehta në ministrinë me të cilën udhëheq Artan Grubi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Shkurt, 2023

Për këtë, gazetarët e BIRN janë ankuar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, megjithatë, pavarësisht detyrimit ligjor, Ministria nuk ka kthyer përgjigje, ashtu sikur Artan Grubi nuk është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Së fundmi, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka bërë një sërë akuzash për njerëzit e afërt të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, të cilët, siç thotë partia, drejtojnë biznese të mëdha dhe këtë e mundësojnë zyrtarë të BDI-së në institucionet.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov disa ditë më parë paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.

Në lidhje me GrubinLefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.

Ndërkohë ka reaguar edhe BDI-ja duke thënë se “shoqata kriminale e Hristijan Mickoskit, e konfirmuar nga gjykata, VMRO – DPMNE, është shndërruar në një shtytës të një narrative antishqiptare në shoqërinë tonë dhe konkurron me të majtën e Apasiev në sulme raciste”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

INFO

NA NDIQ