Biseda telefonike, mësues-prind: O mcus, leje djalin…!

0

Biseda telefonike, mësues-prind Mësuesi:Alo mirdita! Jam mësuesi i djalit tuaj! Prindi: O mcusi, si je mcusi ?( fjalën e thotë me përbuzje)

Mësuesi: Mirë falemnderit! Po ju, si jeni? Prindi: Nuk ka më mirë o mcus! ( përsëri me përbuzje ) Mësuesi: Më vjen mirë! Por , doja të flas në lidhje me djalin tuaj! Prindi: Urdhno mcusi! ( përsëri me përbuzje). Mësuesi: Djali i juaj kohën e fundit ka devijuar nga mësimi: Vonohet në mësim, më vjen pa detyra shtëpie, prish qetësin në klasë, nuk aktivizohet në lidhje me mësimin, përdor fjalë jo të mira, komunikimi i tij me mësuesit nuk është në nivelin e nxënësit shembullorë etj etj!
Prindi: O mcus pse më lodh me kështu gjera! Djali më ka ngjar mua! Edhe unë kam qenë i tillë! Bile më përjashtuan nga shkolla! Por, unë përsëri arrita dhe u bëra ky që jam! A e shikon në çfar pozite-funksioni kam arritur? Kurse, ti që mësoje e ishe nxënës shembullor, çfar ke arritur? Asgjë më shumë se një mcus, që me rrogat që i keni nuk mund të bleni asgjë më shumë se: Analgin dhe paracetamol! Prandaj, mos më lodh, e lere djalin të bëje çejf! Mësuesi: Mbeti i shtangur nga prindi! Nuk dinte çka të vazhdonte! Atëher, më falni që ju shqetësova! Uroj që djali i juaj të bëhet më i mirë se ju! Prindi: falemnderit mcus! ( përsëri me përbuzje) Tung! Mësuesi : Tung.