Biseda telefonike Trump-Putin/ Presidenti i SHBA-ve: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Picture of Ina Online
Ina Online

19/05/2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi sot me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përmes një postim në platformën Truth Social, Trump thotë se beson që telefonata shkoi shumë mirë, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja t’i japin fund luftës.

Gjatë telefonatës me Putinin, presidenti amerikan thotë se toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera.

Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.

“Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës.

Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë.

Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një Armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të Luftës.

Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera.

Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë”, ka shkruar Trump.

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË