Bisedimet Kosovë-Serbi, Palmer: SHBA dhe BE punojnë në partneritet

0

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer ka shprehur mbështetjen e SHBA për proceset integruese të vendeve te rajonit.

Ndërsa vuri theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim. Ndër arritjet e Shqipërisë Palmer përmendi marrëveshjen e 5 qershorit.

Pavarësisht përplasjeve sa i përket rolit udhëheqës në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet

Palmer ka vlerësuar rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin publikisht dhe fuqimisht këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.