Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi

Picture of ina-online
ina-online

13/09/2024

Sonja Biserko ka folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit për veriun e Kosovës të cilin rajon e ka quajtur si “territor i okupuar”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Veprimet që i bëri dy vjet më parë, si tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndalimin që të jenë pjesë e zgjedhjeve, në fakt përjashtimin total të serbëve nga shoqëria e Kosovës, meqë të qenurit pjesë e institucioneve nënkuptonte integrimin e tyre, Vuçiq tash po tenton ta kthej në të vjetrën.

Kështu ka komentuar kryetarja e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko për Radio Dukagjinin, deklarimet e fundit të Vuçiqit, i cili sonte [e premte] ka paralajmruar që në orën 18:00 do ti drejtohet opinionit lidhur me situatën në Veri të Republikës së Kosovës.

“Ai tash, pasi që nuk kishte sukses as ndarja dhe eventualisht ndonjë lëvizje e tyre në ndonjë rajon tjetër, tenton të kthehet në të vjetrën dhe angazhohet të insistoj në kthimin e serbëve në institucione”, ka thënë ajo.

Më tej, Biserko ka thënë se në krejt këtë ka gisht edhe bashkësia ndërkombtare dhe se në prapaskena nuk po dihet se çfarë po ndodh.

“A do të shkoj kjo përmes zgjedhjeve apo formë tjetër, varet se çka po ndodh në prapaskenë. Me siguri që edhe bashkësia ndërkombëtare ka gisht, andaj nuk mund ta them sakt, por në çdo rast ai[Aleksandar Vuçiq] sonte do të dal me ndonjë propozim. Ky për ‘terririn e okupuar’ është marrëzi, meqë mendoj se është reagim joadekuat lidhur me situatën në Kosovë”, është shprehur Biserko.

TË FUNDIT
1 orë
Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s
2 orë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”
1 ditë
Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar
1 ditë
Hagë/ Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
2 ditë
Erdogan do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë – mësohet data

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

zubin-potok-komuna

Shpërthim në Zubin Potok, përfshihet nga zjarri një ndërtesë e pabanuar

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë/ Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

erdogan

Erdogan do ta vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë – mësohet data

dragan shormaz

Ish-deputeti serb, Shormaz: Shefi i terroristëve të Banjskës është Vuçiqi

Albin Kurti

Kurti flet për median ukrainase, Vuçiqin e quan “Putin të vogël”

vucic

Me Kurtin nuk jemi përshëndetur, nuk ia kemi dhënë dorën njëri-tjetrit

grupet terroriste serbe duke ikur veri

“800 ushtarë serbë në Kopaonik”, deputeti alarmon për një sulm tjetër

INFO

NA NDIQ