Biserko paralajmëron: Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e ‘botës serbe’, ja çka po përpiqet të bëjë regjimi i Vuçiqit

ina-online
ina-online

27/11/2023

Mali i Zi aktualisht është në rrezikun më të madh nga nacionalizmi serb, sepse pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë u bë e qartë se Kosova është pika përmes së cilës Perëndimi nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të Serbisë dhe Rusisë, tha themeluesja dhe kryetarja e Komiteti të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Ajo thekson se sulmi në Banjskë tregoi potencialin e madh të konflikteve që, nën ndikimin rus, mund të përhapeshin në entitetin boshnjak-hercegovinas, Republikën Serbe dhe Malin e Zi.

“Serbia nuk e ka mbyllur çështjen e “botës serbe” dhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit ende po përpiqet të rishikojë disfatat e luftërave të viteve 1990”, pohon Biserko.

Ai shton se për sa i përket Ballkanit Perëndimor, ka tre pika ku tensionet mund të rriten dhe të krijojnë një situatë konflikti.

“Tashmë Mali i Zi është në rrezik të madh, duke qenë se dy vitet e fundit ky ekip që është tani në pushtet, që është instaluar nga Kisha dhe Beogradi, po punon për të zbrazur sovranitetin malazez dhe gjithçka që ishte Mali i Zi deri më tani, dhe po ia dalin krejt të patrazuar”, ka vlerësuar Biserko.

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, beson ajo, është instrumenti i fundit në grumbullimin e serbëve në Mal të Zi.

“Ajo që më shqetëson është se Serbia vazhdimisht po shkon drejt territorializimit të çështjes serbe, gjë që mund të ndodhë për shembull në Mal të Zi, madje për këtë ka folur edhe një gazetar rus, Sisojev, me banim në Podgoricë, i cili ka thënë se diçka e tillë si Krajina, që ishte në Kroaci, e që tani është në Republikën Serbe, dhe që ka qenë gjithmonë aspirata të jetë edhe në veri të Kosovës”, ka theksuar Biserko.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

INFO

NA NDIQ