Biserko zbulon çka mund të ndodhë me ardhjen e Trumpit

Picture of Ina Online
Ina Online

08/11/2024

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se rajoni nuk do të jetë një prioritet për presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.

Duke komentuar për gazetën “Bota sot”, Biserko ka thënë se Trump do t’i bëjë presion Evropës që të marrë përgjegjësi në fushën e sigurisë dhe në interesat ekonomike.

Sipas saj, presidenti i ri amerikan nuk do të angazhohet në në marrëveshjet e ndarjes, siç po presin udhëheqësit në Serbi.

“Është shumë herët për të diskutuar përfundimisht politikën e Trumpit në rajon. Unë supozoj se nuk do të jetë një prioritet, por ka të ngjarë të pasqyrojë tendencat e tij konservatore dhe autoritare. Kjo është pikërisht ajo që shumica e liderëve rajonalë, të cilët janë gjithashtu kryesisht autoritarë, shpresojnë të shohin të reflektuar në qasjen e tij. Nuk jam e sigurt se ai do të angazhohet në marrëveshjet e ndarjes që mund të presin udhëheqësit serbë. Megjithatë, ai ka të ngjarë të ndjekë sigurinë dhe interesat ekonomike duke i bërë presion Evropës që të marrë më shumë përgjegjësi në këto fusha”, ka thënë ajo.

Ndërsa, e pyetur lidhur me zhvillimet që mund të ndodhin në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Biserko parashikon që Trump t’i rikthehet Marrëveshjes së Uashingtonit.

Ajo ka paralajmëruar presion ndaj Serbisë, për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem.

“Ai ka të ngjarë të vë theksin te Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2019, e cila synon të forcojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu mund të bëjë presion ndaj Serbisë që të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, siç përcaktohet në atë marrëveshje. Megjithatë, kjo mund të varet nga kush emërohet si Ndihmës Sekretar”, ka pohuar Sonja Biserko për gazetën “Bota sot”.

Sipas Biserkos, situata në mes të dyja vendeve, është më e ndërlikuar se sa ishte më parë. Ajo beson se mendimet se Beogradi nuk do të fitojë avantazh ndaj Kosovës, për shkak të preferenës së tij ndaj Trumpit.

“Beogradi shpreson të fitojë një avantazh ndaj Kosovës, duke pasur parasysh preferencën e tij për Trump ndaj Kamala Harris, ndërsa Kosova është rreshtuar kryesisht me demokratët. Megjithatë, unë besoj se kjo është mendim i dëshiruar.

Situata është shumë më e ndërlikuar dhe komplekse se sa ishte disa vite më parë. Do të duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, ka shtuar Bisero për “Bota sot”.

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai mposhti demokraten Kamala Harris./Botasot

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË