Lobisti i mirënjohur dhe ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në lidhje direkte nga Washingtoni ka folur lidhur me zhvillimet pas betimit të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ai shtoi se përkundër të ftohtit që aktualisht po mbizotëron atje, shumë persona janë parë të jenë prezent.
Sipas tij, përkundër marrëdhënies politike, në Kosovë nuk duhet frikësuar nga administrata Trump.
“Do të thoja se është edhe përgjegjësi për të vazhduar misionin tonë të palëkundur për ndërtimin e marrëdhënieve, forcimit të miqësisë me ShBA-të. PËr mua hera e parë kur kam shkel në Capital Hills ishte para 23viteve e të kthehem tani, është ndër e privilegj. Nuk kemi aleat më të mirë e me të besueshëm se ShBA-të. E frymën e bashkëpunimit do ta vazhdojmë me presidentin Trump duke iu falendëruar presindetit Biden për mundin. Nuk ka nevojë të frikësohemi, kemi të bëjmë me një administratë të re, me një kongresmen të kontrolluar nga republikanët, pra është indikator që në duhet të fokusohemi në punën me partnerët e rinjë”, theksoi Bislimi.(INA)