Bislimi tregon se kur pritet marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2023

Kreu i ekipit negociator i Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi në një intervistë për Euronews Serbia ka thënë se takimi midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, për propozimin franko-gjerman, ende nuk është mbajtur, përkundër premtimit të përfaqësuesit të lartë të BE-së.

Edhe pse nuk ka zbuluar detajet e propozimit, ai ka deklaruar se plani “de jure” e mbështet qëndrimin e Serbisë se nuk duhet të ketë njohje reciproke në këtë moment, transmeton Klankosova.tv.

Besnik Bislimi ka komentuar edhe nëse fundi i marsit është afati i caktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në pyetjen se, sa realiste është që të ketë një marrëveshje në mars ose prill, duke iu referuar deklaratës së Kurtit, Bislimi tha se marrëveshja e nënshkruar më 23 nëntor përcaktoi takimin e ardhshëm në fund të muajit mars, që shihet si afat edhe për nënshkrimin e marrëveshjes, në qoftë se pala serbe mbetet konstruktive.

“Sa është realiste është një pyetje tjetër, por marrëveshja e nënshkruar, pra e arritur më 23 nëntor, caktoi afatin për mbledhjen e radhës të grupit special për normalizimin në Kosovë dhe BE-së. Prandaj, tashmë është rënë dakord që takimi të bëhet në fund të muajit mars. Kjo është arsyeja që zoti Kurti përmend fundin e marsit si afat për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse deri atëherë e kuptojmë se Serbia nuk ka ndërmend të jetë konstruktive gjatë dialogut, kjo do të thotë se procesi i nisur më 23 nëntor do të pezullohet dhe Kosova do të mund të vazhdojë të shqiptojë gjoba për targat ilegale që ende lëvizin në Kosovë”, deklaroi Bislimi.

Ai ka folur edhe për arsyet pse nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, për respektimin e marrëveshjeve ekzistuese, nëse serbët në veri do të kthehen në institucionet e Kosovës, si dhe për mënyrën se si qeveria e Kosovës komunikon me përfaqësuesit e serbëve, përcjell Klankosova.tv.

TË FUNDIT
1 min
Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit
45 minuta
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
2 orë
Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet
2 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
2 orë
Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
8 orë
Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë
2 ditë
Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat
15 orë
Mbi 1,400 akademikë izraelitë kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza
2 orë
VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6
1 ditë
Avioni goditet nga turbulencat në ajër, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë
10 orë
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme
1 ditë
Breshër me madhësi sa kokrra e arrës në fshatin Hotël të komunës së Likovës
8 orë
Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

spiunim-bullgari-nato

Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s

okb

Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

INFO

NA NDIQ