Gjatë krizës energjetike na ka shpëtuar TEC Negotina dhe blloqet në KME Manastir që janë të vjetra 40 vjet dhe energji ka dhënë TE-TO me drejtim nga Qeveria për çmime më të ulëta. Neve na nevojiten investime të reja që ta sigurojmë pavarisnë energjetike, ndërsa me projektet strategjike në afat të shkurtër do të realizohen në mënyrë efikase projektet e domosdoshme energjetike. Filtrin më të rëndësishëm në lidhje me ndihmën shtetërore për realizimin e tyre konform legjislacionit vendor dhe evropian do ta bëjë Sekretariati i bashkësisë energjetike (BE), porosit kryetari i Komisionit rregiullator për energjetikë (KR) Marko Bislimoski.
“Cili do qoftë vend evropian kur jep ndihmë shtetërore këtë e aprovon Komisioni Evropian, por ne meqë nuk jemi anëtare e BE-së jemi nënshkrues të Marrëveshjes për themelimin e Sekretariatit të BE-së që është trup i Bashkmit Evropian kompetent për energjetikën. Pikërisht nga atje do të prononcohen për ndihmën shtetërore në pjesën e investimeve për energjetikë tek ne. Duhet të jemi të relaksuar sepse institucion ndërkombëtar do të deklarohet dhe ky mendim do të jetë i domosdoshëm për ne me çka do të largohen të gjitha dilemat”, theksoi Bislimoski në intervistën për TV Sitel.
Në Kuvend, shtoi ai, kemi katër marrëveshje për investime strategjike energjetike në gjithsej 850 megavat për energji elektrike dhe 100 megavat për energji termike.