Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

INA
INA

05/12/2023

Tregu i kriptove është duke dëshmuar performancën e tij më të mirë që nga maji i vitit të shkuar.

Sot Bitcoin kaloi shifrën e 40 mijë dollarëve. Rritja e fundit e ka çuar kapitalin total të tregut të kriptove në 1.54 trilion dollarë, niveli më i lartë i arritur këtë vit.

Ekspertët thonë se besimi në rritje në tregun e kriptove është ushqyer nga pritshmëritë për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA në vitin 2024 dhe miratimi eventual i një Bitcoin ETF, i cili mund të rrisë çmimin e kriptomonedhës më të madhe në botë.
“Ky nivel përfaqëson një rritje mbresëlënëse prej 140% që nga fillimi i vitit. Më shumë se vetëm një vlerë numerike në një grafik, rritja e çmimit të Bitcoin reflekton një ndryshim më të gjerë në ndjenjat rreth kriptosve”, tha Rahul Pagidipati, drejtues i ZebPay, është shkëmbimi më i sigurt i kriptove.

Në nivel makro, parashikimi i uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale ka rritur çmimet e mallrave. Ari ka arritur nivelet më të larta historike dhe Bitcoin është rikuperuar me gati 15.000 dollarë gjatë muajit të kaluar.

Me potencialin për një recesion ekonomik në SHBA, menaxherët e fondeve parashikojnë një nivel konsensusi prej 80% për një trend të uljes së normës së interesit në vitin 2024, duke shënuar nivelin më të lartë të konsensusit të regjistruar ndonjëherë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bitcoin

Vlera e Bitcoin shkon në mbi 65,000 dollarë – duke iu afruar nivelit më të lartë të të gjitha kohërave

190719_ROBOTET_12_8

Në një kompani suedeze, një chatbot bën punën e 700 njerëzve – në një muaj ai pati 2.3 milionë biseda

whatsapp-main-600x360

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

chat-gpt

Elon Musk padit krijuesin e ChatGPT OpenAI

nasa2

A do të jetë në gjendje NASA të sjellë mostrat e Marsit në Tokë?

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

openAI

Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

viber

Viber prezanton funksionin e ri

maserati

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

INFO

NA NDIQ