Bitcoin rritet përkohësisht me 10%

Picture of Ina Online
Ina Online

18/10/2023

Bitcoin po tregtohet në mbi 28, mijë dollarë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë pati luhatje të mëdha për shkak të lajmeve spekulative. Fillimisht u raportua se BlackRock kishte marrë miratimin nga rregullatorët në SHBA për një aplikacion të nivelit të lartë, i cili do të përdoret për investime në kriptomonedha.

Por, ky lajm u përgënjeshtrua më pas nga kompania e manaxhimit të aseteve. Bitcoin, i njohur për paqëndrueshmërinë e tij, u rrit fillimisht me mbi 10% pranë 30 mijë dollarëve, ndërsa pas përgënjeshtrimit të lajmit zbriti menjëherë pranë 28 mijë dollarëve.

Coin Telegraph, kishte raportuar më herët se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në SHBA kishte miratuar një aplikacion nga menaxheri kryesor i aseteve BlackRock, për një fond të tregtueshëm në bitcoin.

Por, më pas bitcoin ra ndjeshëm pasi një reporter i Fox Business shkroi në rrjetin social X se BlackRock e mohoi raportin. BlackRock më vonë konfirmoi për Reuters se “aplikacioni iShares Bitcoin ETP është ende nën shqyrtim nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime”. Edhe burime pranë Komisionit konfirmuan gjithashtu se aplikimi është ende në pritje./ SCAN.tv

TË FUNDIT

Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovica nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rama për ‘El Mundo”: Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!

Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist

Vuçiç në një vijë me Grenellin: Kurti ka problem me administratën e re amerikane

Kështu dukej Danja e “Big Brother” në vello të bardh (Foto)

ME TE LEXUARA

1
Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!
1
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovica nënshkruan memorandum bashkëpunimi
1
Rama për ‘El Mundo": Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!
1
Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist
1
Vuçiç në një vijë me Grenellin: Kurti ka problem me administratën e re amerikane

LEXO MË SHUMË