Bitcoin tjetër rekord negativ

Bitcoin ra në pikën më të ulët të dy javëve të fundit ndërsa Kina intensifikoi sulmet ndaj biznesit të kriptomonedhave.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra në 31,760 dollarë ditën e Hënë, për herë të parë nën 32 mijë dollarë që prej datës 8 Qershor.

Rivalë të vegjël si ether dhe XRP gjithashtu ranë me 12%. Shumica e minierave të bitcoin janë mbyllur tashmë në Kinë pasi autoritetet ndaluan gërmimin e kriptomonedhave.

Përllogaritet që mëse 90% e minierave në Kinë janë mbyllur. Banka Qendrore Kineze ka dhënë urdhër përpunues pagesash si Alipay dhe bankat e mëdha në vend të mbyllin ose bllokojnë tregtinë e kriptomonedhave.

Lëvizjet në Kinë kanë bërë që edhe fuqi gërmuese e bitcoin të bjerë ndjeshëm. Afro 65% e procesit të gërmimit të monedhave kryhet në Kinë.