Bitcoini vazhdon të rritet, e kalon shifrën e 34 mijë dollarëve

0

Kriptovaluta Bitcoin po vazhdon të rritet në shifra rekorde. Vlera e një Bitcoini ka arritur në mbi 34 mijë dollarë.

Vlera e Bitcoinit kishte kaluar shifrën e 20 mijë dollarëve më 16 dhjetor, ndërsa që nga atëherë rritja nuk ka pasur të ndalur. Dje e kaloi për herë të parë barrierën e 31 mijë dollarëve, ndërsa po vazhdon rritja.