Biznesi i koncerteve në Shqipëri, ja këngëtarët më të shtrenjtë!

Picture of ina-online
ina-online

22/09/2024

Festivalet dhe koncertet po kthehen jo vetëm në një atraksion për vendasit e turistët, por po ndihmojnë dhe zhvillimin e ekonomive lokale në Shqipëri, shkruan Monitor.al.

Nga koncertet në Tiranë, tek turistët e huaj që ndjekin Operën te festivalet në zonat bregdetare të vendit, si po zhvillohet industria e eventeve në vend. Por, fuqia blerëse mbetet ende e ulët, ndonëse biletat në koncerte janë me çmime shumë më të lira se në Europë

Koncertet e këtij viti kanë ofruar një spektër të pasur performancash, me çmime të ndryshme që kanë reflektuar një përpjekje për të sjellë muzikë cilësore në duar të të gjithë adhuruesve.

Artistët shqiptarë që mblodhën mijëra adhurues në stadiumet e vendit

Alban Skënderaj, një nga emrat më të dashur në muzikën shqiptare, ka arritur të shesë 25,000 bileta për koncertin e tij më 6 qershor 2024. Biletat për këtë ngjarje ishin me çmimin 25 euro për zonën e parë dhe deri në 300 euro për VIP.

Po ashtu, Noizy ka mbushur arenat me mbi 15,000 fansa më 27 qershor 2024, me bileta që shkonin nga 30 euro në zonën e parë deri në 180 euro për VIP.

Elvana Gjata, me koncertin e saj “Dekada”, ka tërhequr fansat e saj më 22 qershor 2024, me çmime që varionin nga 30 euro për zonën e parë dhe deri në 200 euro për VIP.

Së fundmi, Capital T me Time Capsule III ka mbajtur një koncert më 16 gusht 2024, ku biletat janë shitur për 25 euro në zonën e parë dhe 60 euro për VIP.
Çdo vit e më shumë artistët ndërkombëtarë po njohin skenën shqiptare të muzikës.

Më 17 gusht 2024, producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki, ka performuar për herë të parë në vendin tonë, duke dhuruar për qindra e mijëra ndjekës një mbrëmje elektrizuese në Lungomaren e Vlorës.

Për gati dy orë, me hitet si “Pursuit Of Happiness” dhe “Replay”, Aoki ofroi një shfaqje të paharrueshme me çmime që fillonin nga falas deri në 10 euro për zonën e parë dhe 50 euro për VIP. Performanca e tij ishte një mundësi e madhe për adhuruesit e muzikës elektronike.

Ritmet e muzikës greke gjallëruan mbrëmjen e 23 gushtit në kryeqytet. Konstantinos Argiros, artisti më i shitur i brezit të tij, me një karrierë të gjatë muzikore të mbushur me albume të suksesshme, hite pas hiti dhe miliona shikime në YouTube, ofroi një natë magjike.

Biletat për këtë ngjarje ishin 15 euro për zonën e parë dhe deri në 200 euro për VIP, duke reflektuar ekskluzivitetin e këtij eventi.

Në Shqipëri biletat janë shumë më të lira

Sipas vëzhgimeve në treg, çmimet e biletave në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në Europë. Për shumicën e koncerteve, çmimi për një biletë fillon nga 10-15 euro (early bird) deri në 20 euro për zonën e parë dhe mund të arrijë deri në 200 euro për zonat VIP.

Në Europë, çmimi minimal i një bilete për një koncest në stadium është rreth 60 euro, ndërsa për vende të mira arrijnë në 400-500 euro, apo dhe më shumë në varësi të reputacionit të artistit dhe kërkesës për bileta, me një mesatare që i kalon 100 euro/biletë/Monitor.al

TË FUNDIT
37 minuta
“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë
2 orë
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
2 orë
ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra
3 orë
Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore
3 orë
Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

ME TE LEXUARA

15 orë
Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi
37 minuta
“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë
1 ditë
Ky është aktori kosovar që do të jetë banor i Big Brother VIP Kosova (FOTO)
13 orë
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve
1 ditë
Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir

LEXO MË SHUMË

KESHILLI i Evropes KIE

“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë

nafta tregjet

“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

thethi turizmi malor

Rikthehet oferta “Shqipëria 1 Euro”, këtë herë për zonat malore

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

luizi

Fansat i kërkojnë Luizit t’i rikthehet muzikës së dikurshme ! Ish-banori BBV sqaron arsyen

arbenita

Arbenita e mërzitur për vajzën, shpreson që kur të rritet të rikthehet tek ajo

bardhi sara

Sara-Bardhit: Je babai më i mirë që mund të kishte vajza ime

INFO

NA NDIQ