Biznesmeni dhe veprimtari i njohur përmendet si kandidat për kryeministër shqiptar?!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pritet që sot jap hollësi lidhur me idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut si dhe për shpalosjen e mundshme të kandidatit.

Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti fillimisht është përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër, por siç mëson INA tashmë në kombinimin është një kandidaturë apartiake dhe që vjen nga sfera e biznesit.

Jozyrtarisht po lakohet emri i biznesmenit të njohur tetovar, Lazim Destani dhe se ai po shikohet si kandidatura e mundshme, që do ta shpallë Ahmeti sot në një konferencë të mbajtur për mediat, përcjell INA.

Lazim Destani

Megjithatë gjithçka që po qarkullon është në suaza të burime të pakonfirmuara zyrtare. Lazim Destani megjithatë është një personalitet i njohur në botën e biznesit ndërkombëtar me kompaninë Ecolog, por edhe një veprimtar, humanist i dalluar nga Tetova, i cili deri tani asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në skenën politike.

Por gjithçka do të sqaroj sot kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili do të ketë një fjalim publik. Shefi i kabintetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë ka shkruar se sot do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët. “Ditë e madhe nesër po na pret …” ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10220608771363159&set=a.1073851060433&type=3&theater

Ideja për kryeministër shqiptar ka nxitur debate të brendshme politike me kundërshtime nga një spektër i gjërë i partive politike, por është shprehur edhe përkrahje për një propozim të tillë nga intelektualë, opinionistë dhe personalitete tjera publike. (INA)