Biznesmeni i njohur kosovar ndërron jetë në spitalin e Shkupit

0

Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, para disa ditëve në njërin nga spitalet e Shkupit.

Dyshohet se Jusufi ishte i prekur nga Covid-19, dhe po trajtohej në një spital të Shkupit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.

Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.