Biznesmeni kumanovar që me firmat e tij realizoi të ardhura prej 100 milionë eurove

0

Portali dokaz ka shkruar se është një person nga Kumanova që përmes katër firmave, ku në mënyrë direkte apo indirekte është pronar apo menaxher vitin e kaluar ka bërë fitime prej mbi 100 milionë euro. Sipas këtij portali maqedonas, bëhet fjalë për Toni Karanfilovski, që është bashkëpronarë dhe menaxherë në firmat e njohura kumanovare, por megjithatë ai është një personalitet që rri nën hije dhe nuk dëshiron të ekspozohet. “Toni Karanfilovski është menaxher dhe pronar i kompanisë amë “Kvalitet prom”, bashkëpronar me vëllain e tij në kompaninë “Det oil”. Përmes këtyre dy firmave vendos edhe për kompanitë siç është FZC “11 Tetori” – gjiganti i njohur kumanovar, ku është aksionarë si dhe pjesëmarrës në kompaninë “Rapid Bild”. Vitin e kaluar me punën e tij dhe të kompanive ai ka arritur të realizojë të ardhura prej 100 milionë euro. Për më tepër lexojeni shkrimin tek Dokaz.