Një biznesmen nga Kamenica ka tentuar t’i vë flakën vetes në një pronë të veten si protestë ndaj një vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën e tij.
Në një video të cilën e ka publikuar në Facebook, Arbnor Bajra, shihet se si babai i tij, biznesmeni Avdullah Bajra, mban në dorë një kanistër me benzinë dhe kërcënon se do t’ia vërë vetes flakën.