Biznesmeni nga Kërçova fitimin e ndanë me studentët: misioni im human!

Kërçovari Kastriot Iseni nga Zvicra erdhi për të investuar në vendlindje.

Pasi rihapi restorantin e të parëve të tij, pas një sezoni të suksesshëm dasmash, ai ka vendosur që fitimin e tij të mos e mbaj për vete por ta ndaj me studentët dhe nxënësit.

Një pjesë e studentëve dhe nxënësve që do t’i financojë Kastrioti janë pjesë e stafit të tij me të cilët kanë punuar bashkë gjatë sezonit verorë.

Ai thotë se nuk investoi në vendlindje për tu pasuruar, por për të hapur vende pune dhe për t’ju ndihmuar të rinjve të këtij vendi.

“Kemi pasur mbi 40 punëtorë, një pjesë e tyre kanë qenë punëtorë dhe gjimnazistë. Unë nuk erdha të investoj në Kërçovë për tu pasuruar për një muaj dhe të iki.

Ishte një vendim i imi bashkë me menaxherin e restorantit Naim Zenkun ku e vendosëm që një pjesë e buxhetit nga përfitimet e restorantit të shpërndahen për bursa të studentëve dhe gjimnazistëve”, tha Kastriot Iseni, pronar restoranti./TV21