Biznesmeni shqiptar që synon të investoj në komunën e Likovës

Gjatë ditës së djeshme kandidati i opozitës shqiptare për Kryetar Komune të Likovës, Arsim Idrizi mirëpriti biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e madh të mërgatës shqiptare nga Amerika, Sahit Muja përcjell in7

Si biznesmen i dëshmuar me kompaninë e xeheve “Albanian Minerals”, Muja shfaqi interes të veçantë për rikthimin në funksion të minierës së Llojanit.

Postimi i plotë i kandidatit Idrizi:

Sot e prita në Komunën tonë biznesmenin e suksesshëm dhe veprimtarin e madh të mërgatës shqiptare nga Amerika, z. Sahit Muja.

Si biznesmen i dëshmuar me kompaninë e xeheve “Albanian Minerals”, ai shfaqi interes të veçantë për rikthimin në funksion të minierës së Llojanit.
Shpresoj që 17 tetori të jetë një ditë fitoreje për Likovën dhe e ardhmja të na sjellë më shumë vende pune dhe një Komunë të zhvilluar.

E falënderoj z. Muja për vizitën dhe uroj të kemi lajme të mira. Na priftë e mbara!