Bjellorusia i kërkon Lituanisë të ekstradojë kreun e opozitës Tsikhanouskaya

Lituania ka refuzuar me çdo kusht kërkesën e Bjellorusisë për të dorëzuar ish kandidaten presidenciale Sviatlana Tsikhanouskaya.

Vendimi për të kundërshtuar me plot bindje ekstradimin e saj është bërë nga Ministria e Jashtme e Lituanisë vetëm disa orë pasi Prokurori i Përgjithshëm i Bjellorusisë dërgoi një shkresë zyrtare homologut të tij lituanez për të dorëzuar Tsikhanouskaya në mënyrë që të hetohet për një sërë veprash penale sipas urdhrit të qeverisë.

Tsikhanouskaya, ish kandidatja për postin e presidentit në zgjedhjet e shumëpërfolura të gushtit të shkuar, u kthye në një sfidë të vërtetë kundër Presidentit Alexander Lukashenko.

Pak kohë pas zgjedhjeve, Tsikhanouskaya u largua drejt vendit fqinj ku jeton ende sot e kësaj dite. Një valë protestash kundër Lukashenkos pushtuan vendin pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Ish kandidatja, si dhe një sërë shtetesh perëndimore, kanë dënuar vazhdimisht autoritetet për dhunën e ushtruar ndaj demonstruesve.

Në një postim në Twitter ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, u shpreh se “çdokush që kërkon azil në Lituani mund të ndihet i sigurt që nuk do të depërtohet drejt regjimeve nga kanë ardhur”

Vitin e shkuar, Tsikhanouskaya mori çmimin “Sakharov Prize” të Bashkimit Europian për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës. Euronews