Blakaj tregon se kush mbanë përgjegjësi për zvarritjen e liberalizimit

0

Izolimi i qytetarëve të Kosovës do të vazhdojë ende. Së fundmi komisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës në Kosovë tha se viti 2020 mund të përmendet si kohë realiste për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lidhur me këtë, njohësi i integrimeve evropiane, Sami Blakaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është padrejtësi që Kosova të mos ketë liberalizimin e vizave.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është duke u zvarritur jashtëzakonisht shumë dhe kjo është një padrejtësi madhe që po i bëhet Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgjegjësinë për zvarritjen e këtij procesi kësaj radhe e ka vetë Bashkimi Evropian, i cili aktualisht po luan politikën e dyfytyrësisë karshi Kosovës”, është shprehur ai.