Blegtorët në hall me çmimet e shitjeve! Edhe banorët nuk i duan në rrethin ku jetojnë

Blegtorët e Kërçovës në takim me drejtorin e Agjencisë për zhvillim rural shfaqën një sërë ankesash për veprimtarinë e tyre e cila dita ditës po has në vështirësi të mëdha.

Ata u njoftuan nga drejtori i Agjencisë për zhvillim rural për aplikimin se si të arrihet deri tek subvencionimi për makineri punuese, por si problem më të madh blegtorët shfaqën çmimin shumë të ulët të qumështit, vetëm 18 denarë për litër.

“Nuk jam i kënaqur nga ana tjetër me çmimet, ne tek BiMilk ishim 46 fermer që jepnim qumësht, tash kanë mbetur 4, aty kanë ndikuar faktorë të jashtëm e të brendshëm “

“Sa do e paguajmë në Kërçovë 18 denarë, në Tetovë, Gostivar, 22, 23 denarë. Në qoftë se paguhet 23 kanë mundur të mbijetojnë edhe pa atë 3,5 denarë subvencione, me kalimin e kohës ne mundoheshim të qëndrojmë, hipi drithi, çdo send tjetër, qumështi mbetej me çmimin e njëjte deri për vitin e ri dhe lopët i shitëm në Kosovë në Shqipëri”

Problem tjetër me të cilin ballafaqohen blegtorët është edhe ballafaqimi me hapësirat për veprimtari, së fundmi ata që merren me blegtori nuk janë të mirëpritur në fshatrat ku veprojnë, kjo për shkak të erës dhe plehrit që krijohet./TV21