Blegtorët në Maqedoni: Nuk vlerësohet puna jonë

“Shumë na i vonojnë, pikërisht kur na duhen nuk na i japin. Na lëshojnë me vonesë. Të vitit 2021 vetëm për dy muaj na i kanë lëshuar për qumështin, të lopëve na i vonojnë, për shqerat po ashtu. Pikërisht kur e kemi vështirësinë më të madhe ne nuk i kemi. Kjo është problemi. Ma merr mendja se do ndryshoj se po vazhdoi kështu, zhvillimi i blegtorisë është afër zeros por edhe këto bagëti që i kemi, do i humbim të gjitha”, theksoi Xhemalidin Nuhiu, fermer.

Fermerët e Pollogut thonë se, nëse nuk ndryshon çmimi furnizues i qumështit, nuk do t’u japin më qumështin kompanive prodhuese, ndërsa nuk përjashtojnë as protestat. Nga dhjetëra blegtorë në Pollog, kanë mbetur vetëm tre, të cilët thonë se po shkojnë drejt “dorëzimit” si pasojë e neglizhencës së shtetit./Alsat