Blend Zeqiri nënshkruan kontratë profesionale me KF Rabotniçki

Klubi i njohur i futbollit “Rabotniçki” nga Shkupi këtyre ditëve ka nënshkruar kontrata profesionale me tre futbollistë, mes të cilëve është edhe talenti kumanovar, Blend Zeqiri. Përveç tij, kontrata profesionale kanë nënshkruar edhe Rushtu Jonuz dhe Matej Angelov.

Blendi është vlerësuar si qendërmbrojtësi më i mirë i gjeneratës (i lindur 21.01.2004) është edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për grupmoshat e tij.

Talenti kumanovar para më shumë se një viti e gjysëm zyrtarisht u bë lojtar i KF “Rabotniçki”, ku është spikatur me lojën e tij, duke siguruar vend edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ku në ndeshjet e luajtura ka treguar performancë të lartë në fushë në përballjet me disa reprezentacione evropiane dhe botërore.

Blend Zeqiri hapat e parë në futboll i kishte në KF “Milano” në Kumanovë me trajnerin Ismet Zeqiri, që më pas të seleksionohet si talent duke u pranuar në shkollën e futbollit të FFM-së. (INA)