Blerim Bexheti: Lëvizja e Izet Mexhitit, e ngutshme! (Video)

INA
INA

25/07/2023

LAJM: z. Bexheti, temperaturat e larta të kësaj vere si duket e shkrumbuan “grupin e zjarrit”. Kush i’a futi fitilin raporteve mes Blerim Bexhetit dhe Izet Mexhitit? Ali Ahmeti apo dikush tjetër…?

Blerim Bexheti: Në politikë sigurisht që ndjeken bindjet, konceptet, programet. Jemi në një periudhë shumë senzitive që është e rëndësishme jo vetëm për politikën e brendshme por, edhe të jashtme dhe sigurisht që gjitha kanë ngapak implikime.

LAJM: Ju nuk vazhduat rrugën e nisur para një viti me Izet Mexhitin. Mes tij dhe Ali Ahmetit zgjodhët këtë të dytin? Çfarë ndryshoi brenda kësaj periudhe?

Blerim Bexheti: Unë mbeta në rrugën që e fillova për mendim ndryshe, deri në fraksionim, tjerët që vazhduan janë pronocuar edhe publikisht dhe është jashtë kornizës që ne e kemi bashkëbiseduar bashkë me kolegët, bashkëpartiakët tjerë, z.Bejta, z.Xhaferi dhe shumë të tjerë. Dmth do të vazhdojmë ashtu siç ka qenë përcaktim i yni që brenda BDI-së gjitha pikëpamjet tona t’i afirmojmë dhe normalisht që synimet tona të arrijmë edhe t’i realizojmë

LAJM: A funksiononi akoma si fraksion me Nevzad Bejten dhe Musa Xhaferi apo keni hequr dorë dhe jeni kthyer përfundimisht në BDI, siç keni qenë më parë?

Blerim Bexheti: Ne e kemi thënë edhe më parë që ka shumë njërëz që mendojnë ndryshe në BDI, por konkretisht askush nuk ka shuar zjarrin por dikush ka vendosur që të lëvizë nga ty dhe është e drejtë legjitime, i dëshirojmë rrugë të mbarë, suksese. Ne do të vazhdojmë konform asaj që gjithë opinionit i kemi deklaruar, pikëpamjet tona, qëndrimet tona.

LAJM: Ju morët pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ku u shkarkuar Izet Mexhitit, Visar Ganiu dhe Saranda Imeri? Si votuat ju? E mbështetët e apo e kundërshtuat shkarkimin e tyre?

Blerim Bexheti: Pjesëmarrja jonë ka qenë, nëse i merrni edhe kumtesat që janë lëshuar se nuk kemi pas ftesë, dmth sikur të kemi ftesë do të marrim pjesë, ka qenë se ne e kemi llogaritur veten se veprojmë në kuadër të BDI-së dhe është në suaza të kësaj natyre pjesëmarrja jonë në mbledhje. Ndërsa për dorëheqjen e publikuara vetë s’kam nevojë të votoj.

LAJM: Ju akoma jeni sekretar organizativ në BDI. A prisni edhe ju të shkarkoheni për shkak të rebelimit?

Blerim Bexheti: Postet individuale nuk janë edhe aq të rëndësishme, sidomos për grupimet individët që ndjekim bindjet, konceptet programet janë të dorës së dytë. Përderisa nuk shndërrohen në realizimin e ideve që mund të ndikojë në një realizim më të shpejtë të ideve. Janë çështje irelevante në çdo parti politike ka mandate katër vjeçare dhe sot është njëri, nesër është tjetri, është shumë irelevante.

LAJM: Izet Mexhiti pas paralajmërimit për formimin e lëvizjes së re politike ka filluar negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën për frontin e ri opozitar. Si ju duket kjo nismë?

Blerim Bexheti: Për korrektesë nuk dua shumë që të lëshohem shumë. Mund të jap një mendim, më duket e ngutshme dhe nuk e kuptoj gjithë këtë ngutshmëri kur shteti është në një proces të ndryshimeve kushtetuese që janë shumë të rëndëishme për perspektivën e qytetarëve. Por, është e drejtë e tij dhe për korrektesë nuk do të kisha dashur të lëshohem në këtë fazë.

https://www.facebook.com/100050697608547/posts/pfbid06ePHvpzHta2pQdRVjW9B5uT9xgryyJb7z8uAArzGg8t38CULnoh3HomhQXUcEDM1l/?app=fbl

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ