shkruan Blerim Latifi
24 vjet më parë, në moshën 84 vjeçare, serbët e vranë axhën tonë, Arif Latifin. Edhe pse ishte në moshë të shtyer dhe mezi ecte, ushtarët serbë kishin frikë t’i afroheshin dhe e qëlluan nga larg. Thuajse e dinin se dikur ky plak, në moshën 30 vjeçare, kishte qenë luftëtar i Shaban Polluzhës, në të gjitha betejat, nga Novi Pazari në Terstenik. Thuajse e dinin se pikërisht ky plak dikur kishte bërë kërdi mbi batalionin partizan në betejën tek furra e tullave në katundin Kryshec.
Në ditët e fundit, para se të vdiste, baba, në kllapinë e agonisë, e thërriste emrin e tij duke na pyetur: – A erdhi Arifi me i mshel dyert?
https://www.facebook.com/blerim.latifi.739/posts/912386339906339