Blerim Reka kandidat i mundshëm për ministër të jashtëm të Kosovës

0

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka është një nga tre kandidatët për postin e ministrit të jashtëm të Kosovës në Qeverinë e koalicionit LVV – LDK. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime partiake, që kanë pranuar se Reka është një nga kandidatët e mundshëm, duke pasur parasysh afërsinë e tij me Albin Kurtin.
“Po është duke u shqyrtuar edhe kandidatura e profesorit Reka, por akoma nuk ka asgjë zyrtare”, tha për INA, një burim partiak pranë Lëvizjes Vetëvendosje.
Profesori Reka ka qenë pjesë zyrës politike të UÇK-së në Prishtinë bashkë me Albin Kurtin, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai ishte këshilltar për marëdhënie ndërkombëtare.
Në mesin e kandidaturave për ministër të jashtëm janë përmendur edhe Veton Surroi dhe Ditmir Bushati. (INA)