Blerim Xhemaili nga Rusia në Bogovinë, ja emocionet që po përjeton (VIDEO)

0

Komuna e Bogovinës ka planifikuar dhe po realizon aktivitete të përbashkëta me mërgimtarët. I pari që ka shijuar këto aktivitete ka qenë futbollisti i mirënjohur Blerim Xhemaili, i cili pas eliminimit me Zvicrën nga kampionati botëror “Rusia 2018” po qëndron në vendlindjen e tij, informon INA.

Xhemaili mbrëmë i shoqëruar nga kryetari i komunës, Albon Xhemaili dhe shumë bashkëvendas kanë ndjekur ndeshjen e gjysmëfinales së botërorit.

Bogovina në kuadër të aktiviteteve komunale ka nisur me projektin kushtuar mërgimtarëve dhe banorëve të Bogovinës të titulluar “Komuna e Bogovinës Feston”. Blerim Xhemaili mbrëmë ishte i pari nga mërgimtarët që u kurorëzua me një mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e sportit në botë.

Projekti “Komuna e Bogovinës Feston”, do të vazhdojë me evenimente të tjera kulturore dhe sportive gjatë periudhës verore, për të cilat do të jeni të informuar në kohë. (INA)

Komentet

komentet