Blero Muharremi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për ndonjë këngë të re apo ndonjë prapaskenë dashurie. Artisti, i njohur për hitin “Fotografia” dhe për historitë që shpesh kanë bërë zhurmë në media, po përgatitet për ta mbyllur përfundimisht kapitullin e tij në muzikë me një album të fundit, që pritet të jetë edhe lamtumira e tij artistike.
Por, përveç kësaj, Blero po komentohet së fundmi edhe për një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij. Në një intervistë të fundit, ndjekësit nuk e kanë pasur të vështirë të vënë re transformimin në fytyrën e këngëtarit, konkretisht, në mollëzat që duken më të theksuara se kurrë më parë. Zërat për ndërhyrje estetike janë ndezur menjëherë, edhe pse vetë ai nuk ka dhënë ndonjë koment publik për këtë çështje.