Blero i kërkon falje Afronës: Unë jam arsyeja që martesa jonë nuk…

Picture of INA
INA

26/06/2024

“Ia kemi borxh njëri-tjetrit një fjalë, sy më sy”… Kështu e nisën përballjen e tyre publike Afrona dhe Blero, pas disa viteve të ndarë. Edhe pse këngëtari kishte deklaruar më herët se çfarë ka thënë në këtë intervistë, e gjithë biseda, më histori të thëna e shumë të tjera të pathëna, në fakt, është shumë emocionuese. Emocionet, e para i pranon Afrona, e cila e ka të vështirë t’i mbajë lotët, por edhe Blero, megjithëse përpiqet të ketë pak më shumë vetëkontroll, ndihet po njëlloj i emocionuar përballë ish-bashkëshortes së tij.

Në fillim të intervistës, ai e komplimenton Afronën për podcast-in, por thekson se u vetëftua për të qenë pjesë e tij. Ndryshe nga Afrona, Blero mendon se nuk i kanë borxh askujt përveç njëri-tjetrit, por arsyeja që ai pranoi të dalë përballë saj publikisht është të japin një shembull të mirë si njerëz të qytetëruar.

Borxh nuk i kemi askujt përveç njëri-tjetrit, por mendoj se është mirë të japim një shembull të mirë, një shembull të civilizuar, që mund të frymëzojë njerëz. Mendoj se edhe si dy njerëz të qytetëruar mund ta flasim për çdo gjë dhe të japin një shembull të mirë…

Më tej, të dy ndalen tek arsyeja e prishjes së martesës. Pse erdhën deri në këtë pikë?

Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa?

Blero: Pyetje shumë e mirë…

Afrona: Pse jemi këtu ku jemi sot?

Blero: Pyetje 1 milion euro….

Afrona: Pse erdhi deri këtu?

Blero: Mendoj prej disa mendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim. Sido që të jetë, ne jemi njerëz dhe…

Afrona: Secili gabon…

Duke pranuar se ai është shkaktari kryesor i prishjes së martesës, Blero i kërkon falje publike ish-partneres së tij, madje edhe pranon se ka qenë pikërisht kokëfortësia e tij që çoi deri në divorc. Përveç kësaj, ai pranon se edhe distanca bëri të vetën. Afrona ishte ajo që sakrifikoi më shumë, duke qenë se provoi të jetonte në Prishtinë, madje edhe nisi punë, por nuk u mësua dot. Ai, nga ana tjetër, që duhej të bënte të njëjtën gjë, në fakt refuzoi, ndaj edhe gjërat nuk shkuan mirë më pas….

Arsyeja pse nuk na ka funksionuar është pjesë shumë e madhe imja, gabimi im. Po e pranoj publikisht, po të kërkoj edhe falje publikisht ty Afrona, sinqerisht. Në atë kohë, ka qenë ideja ime të qëndronim në Kosovë, ti e di. Por duhet të vija me ty në Zvicër, po nuk e kam parë si e shoh sot. Unë e kam menduar ashtu. Ti ke pasur të drejtë gjithmonë, kur ke thënë “duhet kështu, kështu, kështu”, por kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionim e martesës sonë. Por njeriu i sheh gabimet e veta më vonë. Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë, distanca, idetë…

TË FUNDIT
20 orë
Kiara Tito ndan pamjet e ëmbla nga pushimet (video)
23 orë
Është ngacmuar nga një futbollist i Kombëtares, një ndër vajzat më të bukura të showbizit: Mund të jem pjesë e BBV
23 orë
Dea Mishel vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e saj verore
23 orë
Luiz Ejlli festoi ditëlindjen e 39, këngëtari ka një mesazh për të gjithë ndjeksit
1 ditë
Kiara zbulon pamjen nga ditëlindja e Luizit (video)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240713_111407

Kiara Tito ndan pamjet e ëmbla nga pushimet (video)

ada deda

Është ngacmuar nga një futbollist i Kombëtares, një ndër vajzat më të bukura të showbizit: Mund të jem pjesë e BBV

dea

Dea Mishel vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e saj verore

Screenshot_20240712_212002

Luiz Ejlli festoi ditëlindjen e 39, këngëtari ka një mesazh për të gjithë ndjeksit

Screenshot_20240712_212002

Kiara zbulon pamjen nga ditëlindja e Luizit (video)

Luizi Kiara

Kiara dhe Luizi, puthje të zjarrta në pushime (foto)

arbana osmani

Arbana Osmani e konfirmon, rikthehet sërish në ekran

Robert Berisha robi

Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin në Jalë, Robert Berisha ironi për çmimet në jug?

rike roci

Nuk ndalet Rike Roçi/ “Ngre” temperaturat me format e saj bombastike (FOTO)

INFO

NA NDIQ