Blinken dhe Lavrov nuk u përpoqën në Shkup, sekretari amerikan u largua për Izrael pa mbërritur kryediplomati rus

ina-online
ina-online

30/11/2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka qëndruar vetëm pak orë në Shkup, për t’i shprehur përkrahje palës nikoqire dhe për të përcjell mesazhe se SHBA mbetet një faktor vendimtar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor.

Ai pas disa orëve qëndrimi në Shkup dhe takimeve me kreun qeveritar sidomos ministrin e jashtëm Bujar Osmani si kryesues me OSBE është larguar drejt Izraelit, pasi që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit skadon nesër në mëngjes, përcjell INA.

Blinken sonte së bashku me të ftuarit e tjerë ka qenë në foton familjare pranë ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e cila ka paralajmëruar fillimin e darkës joformale të ministrave të Punëve të Jashtme pjesëmarrës në takimin e OSBE-së.

Në foto mungon ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, i cili do të arrijë më vonë në Shkup.

Përfaqësuesi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borell, tha se është mirë që Lavrov do të vijë në Shkup për të dëgjuar dhe përcjellë pse Rusia është e dënuar dhe e izoluar.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

universiteti-i-tetoves-UT

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

INFO

NA NDIQ