Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

Picture of INA
INA

10/06/2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë sot në Egjipt dhe Izrael, në kuadër të përpjekjeve të tij për të siguruar armëpushim në Gazë.

Ai do të takojë presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, në Kajro përpara se të udhëtojë në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Gjatë javës, diplomati i lartë amerikan do të udhëtojë gjithashtu në Jordani dhe Katar.

Lufta në Gazë ka nisur tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke zhvilluar një fushatë intensive sulmesh në Gazë, gjatë së cilës, sipas autoriteteve të Hamasit, janë vrarë mbi 37.000 njerëz.

Vizita e Blinkenit vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar më 31 maj një plan për armëpushim nga Izraeli, i cili përfshin fundin e përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë, si dhe rindërtimin e Gazës./Radio Evropa e Lirë

TË FUNDIT
7 orë
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë
1 ditë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
2 ditë
OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë
3 ditë
Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej
3 ditë
Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
7 orë
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

LEXO MË SHUMË

gazprom

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

OKB miratoi rezolutën për armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gazë

orban

Orban fitoi në Hungari, por jo aq sa pritej

antoni blinken

Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë

cdu csu ursula fon der leyen

Unioni CDU/CSU fiton zgjedhjet për PE në Gjermani, partitë në pushtet një rënie shumë serioze

Gaza

Numri i palestinezëve të vdekur në Gaza është rritur në 36,731

gjermani-kufi

Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Mette Frederiksen 1

Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, një burrë e qëllon me grusht në rrugë, ja si paraqitet gjendja e saj

INFO

NA NDIQ