Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

ina-online
ina-online

6 Shtator, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar.

Nuk ka pasur njoftim zyrtar për vizitën e 6 shtatorit të Blinkenit, që fillimisht është raportuar nga mediat ukrainase, ndërkaq një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje.

Por, vizita e paparalajmëruar e Blinkenit pritet të zhvillohet disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, javën e kaluar u takua me tre zyrtarë të lartë ukrainas për të diskutuar lidhur me përpjekjet për të parandaluar korrupsionin gjatë kohës së luftës.

Ukraina në qershor ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në jug dhe lindje të vendit. Pavarësisht se kundërofensiva po zhvillohet më ngadalë seç pritej, SHBA-ja tha javën e kaluar se forcat ukrainase kanë bërë përparim të dukshëm në rajonin lindor të Zaporizhjës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Pakoja e fundit e ndihmës nga Uashingtoni u bë publike në fund të gushtit. Në të përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kim Jong

Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

Tajvan_nendetese_AP-780x470

Tajvani prezanton nëndetësen e parë teksa rrit mbrojtjen kundër Kinës

Zelenski

Zelensky: Nuk kemi alternativë tjetër përveçse të jemi më të fortë

makine-zjarr-750x430

Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak

gruri-ukraine-rusi-anijet

Ministri polak: Bisedimet me Ukrainën për importet e grurit janë në rrugën e duhur

Zelenski

Zelensky emëron Andriy Shevchenkon si këshilltarin e tij (FOTO)

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykatësi i New York nuk tërhiqet: Donald Trump do gjykohet për mashtrime bankare

okb

Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut

ukraina-1

Ukraina: Rrëzuam 26 dronë rusë gjatë natës

INFO

NA NDIQ