Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

ina-online
ina-online

01/03/2024

shkruan: Beqir Sina/INA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në vizitën disa orëshe në Tiranë dy javë më parë, përpos miqësisë shqiptaro-amerikane, të kaluarës komuniste dhe arritjeve të vendit tonë, u ndal dhe te shqiptarët e sukseshëm nëpër botë.

Ai përmendi dy vajzat shqiptare të cilat po korrin sukses edhe në SHBA, si edhe një restorant të traditës shqiptare (jo në mënyrë specifike) në New York.

Bëhet fjalë për Dua Lipën dhe Mira Muratin si dhe restorantin shqiptar në Nju Jork.

“Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, është një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin”, deklaroi Blinken në konferencën për media në Tiranë.

“Në New York është një restorant shqiptar”, ndërsa ne i kërkuam Departamentit të Shtetit , pas dekleratës së Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, se a mundet specifikisht të na thuhet se “Për kë restorante Shqiptar?” e kishte fjalën Sekretari i Shtetit, gjatë fjalimit të tij në Tiranë.

Përgjigja ishte: Jo!

“Sekretari i shtetit nuk ju referua asnjë restoranti në mënyrë specifike, por, ai është lexues i rregullt(i përditëshëm) i gazetës The New York Times”, thanë nga Departamenti i Shtetit.

Ne u interesuam dhe pyetëm disa pronar shqiptar të restoranteve të njohura në New York, dhe ata thanë se ” Blinken duket se i është referuar restorantit të traditës shqiptare në qytetin e New Yorkut “Çka ka Qëllu” me pronar Ramiz Kukaj.

“Sepse, “The New York Times” e vendosi restorantin shqiptar “Çka ka Qëllu” , në listën e 100 më të mirëve për vitin 2023″.

Ka qenë përsëri gazeta prestigjoze “New York Times”, ajo, e cila ka publikuar një listë me 100 restorantet e më të mira të vitit 2023, në New York City. Dhe, përsëri është ajo, që për të tretin vit po zgjedhë edhe restorantin shqiptar “Çka ka Qëllu”.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ