Blinken sot në Bruksel, temë edhe Ballkani Perëndimor

ina-online
ina-online

27/11/2023

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen nga sot, më 27 deri më 29 nëntor në Bruksel dhe në qendër të takimit do të jetë agresioni rus në Ukrainë dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari Antony J. Blinken do të marrë pjesë në takim, përfshirë takimin e parë të ministrave të Jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, raporton “Zëri i Amerikës”.

NATO-ja vazhdon të mbështes Ukrainën e cila shpreson që një ditë të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore, zgjerimi i së cilës kundërshtohet nga Moska, e cila nuk i sheh me sy të mirë as aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrimet euroatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë javës vizitoi disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se aleanca po shqyrton një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në rajon, për të mbajtur tensionet nën kontroll. Trupa shtesë u vendosën në Kosovë pas një përleshjeje të armatosur ndërmjet policisë së Kosovës dhe një grupi serbësh të armatosur në veri të vendit me 24 shtator, raporton “Zëri i Amerikës”.

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë”, ka thënë javën e kaluar, në Prishtinë, sekretari Stoltenberg.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-greke

E rëndë në Greqi, klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar

policia serbe

Tmerr në Serbi, çifti vret dy fëmijët dhe më pas hidhen nga kati i 17-të i pallatit

Presheva lugine

Kërkohet hapja e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, dorëzohet shkresa në Universitetin e Beogradit

tabela-open-balkan-ballkani-hapur

Tregu i vetëm i punës në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Serbi

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

vucic dodik

“Bota serbe” përmes Parlamentit të Malit të Zi

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

greqi-1-800x445-600x360

Greqia merr drejtimin e misionit detar të BE-së në Detin e Kuq

INFO

NA NDIQ