Bllokada në Kuvend: Kjo është zgjidhja e vetme për krizën!

Picture of INA
INA

10/10/2025

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës ka hyrë në një fazë të re pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndonëse shumëpritur, nuk arriti të sjellë qartësi apo zgjidhje për bllokadën institucionale.

Në vend që të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit, vendimi i Gjykatës ka thelluar më tej ndarjet mes subjekteve politike dhe ka zbuluar kufijtë e funksionimit demokratik në rrethana të tilla.

E në lidhje me atë se çka mund të ndodhë në vazhdimësi me Kuvendin dhe konstituimin e tij, për “Bota sot” foli profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.

Fillimisht, tha se vendimi i fundit i Kushtetueses nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje, madje potencoi se situatë është në një formalizm antidemokratik.

Në këtë pikë, nuk pret ndonjë ndryshim, pasi partitë politike shqiptare nuk kanë arritur marrëveshje për nënkryetarin serb.

“Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin e saj, por ai nuk ka ofruar një zgjidhje për ngërçin në Kuvend. Përkundrazi, situata vazhdon të mbetet brenda një formalizmi antidemokratik.

Subjektet politike nuk kanë ndryshuar qëndrim lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Disa parti kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e Listës Serbe. PDK është kundër kandidaturës së Sllavko Simiqit. LDK nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar. AAK ka deklaruar se nuk do ta mbështesë Listën Serbe, ndërsa VV është po ashtu kundër”, shtjelloi ai.

Ndër të tjera, profesori vlerëson se nuk ka zgjidhje për këtë bllokadë dhe kësisoj zgjedhjet e reja janë opsioni i duhur.

“Nga kjo situatë, është e qartë se nuk ka zgjidhje të mundshme brenda Kuvendit. Zgjedhjet e reja dhe të jashtëzakonshme mbeten si opsioni i vetëm për të dalë nga kjo krizë. Ndoshta vetëm ato mund ta zgjidhin këtë çështje”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË