Në rrjetet sociale është publikuar një thirrje për qytetarët që më 4 shkurt të bllokohen rrugët Kumanovë – Shkup, sepse atë ditë pritet që qytetarët bullgarë të vijnë në Shkup për të shënuar përvjetorin e revolucionarit të Ilindenit, Goce Dellçev.
“Një thirrje për të gjithë patriotët!” Ejani me kamionë, traktorë, makina dhe makineri të tjera dhe mbështesni protestën. Qytetarë të Kumanovës, ju ftojmë që në ora 9 të bllokojmë rrugën me pagesë drejt Shkupit. Të mos lejojmë që neonazistët bullgarë të pështyjnë në kujtimin e të madhit Goce Dellçev”, thuhet në njoftim, përcjell INA.
Fondacioni Bullgar mbrëmë publikoi në rrjetet sociale udhëzime për bullgarët që planifikojnë të vijnë në Shkup më 4 shkurt. (INA)