Bllokohet Shkupi, ja çfarë ndodhi afër Qeverisë (VIDEO)

0

Tollovi e madhe është krijuar afër Qeverisë së Maqedonisë, si pasojë e një aksidenti. Kjo ngjarje ka ndodhur në momentin kur të gjithë administratorët kanë kryer orarin e punës dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion. Një lexues i INA-s ka dërguar këtë foto dhe video nga aksidenti, duke u ankuar se në raste të tilla është katastrofale të të zë “belaja” në mes të Shkupit. Ai thotë se shumë qytetarë të revoltuar janë ankuar për neglizhencë të policisë së trafikut. Për më shumë shiko videon e aksidentit më poshtë…