Bllokohet uebsajti “x.com” i Muskut për shkak të pornografisë

INA
INA

28/07/2023

Procesi i ndryshimit të markës Twitter në X, të cilin pronari Elon Musk po e kryen prej disa ditësh, nuk po shkon saktësisht sipas planit.

Indonezia ka bllokuar përkohësisht domenin “X.com” për shkak të ligjeve të vendit, të cilat ndalojnë lojërat e fatit dhe pornografinë, shkruan “Cosfone”.

Megjithatë, zyrtarët nuk besojnë se plani i riemërtimit do të dështojë. Problemi ka lindur për shkak se pronarët e mëparshëm të domenit kanë shkelur ligjet e vendit. Me fjalë të tjera, X nuk kontrolloi nëse pronari i mëparshëm kishte thyer ndonjë rregull që mund të çonte në një ndalim kombëtar.

Besohet se ndalimi nuk do të zgjasë shumë. Nga Indonezia vijnë raporte se X tashmë ka kontaktuar autoritetet dhe po dërgon dokumentacion që Twittero po merr pronësinë e domenit “X.com”. Pra, gjithçka është në sferën e formaliteteve.

Në çdo rast, ky incident është një tjetër tregues se kalimi nga Twitter në X nuk ishte i planifikuar mirë. Meta, Microsoft dhe një numër kompanish të tjera tashmë zotërojnë markën X, duke treguar potencialisht një numër betejash të mundshme gjyqësore.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Internet-Safe-Day

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

apple-iphone-15-pro-3

iPhone 19 me një risi që telefonat Android e kanë pasur prej vitesh

messenger

Meta do të lansojë veçorinë ‘end-to-end encryption’ për bisedat në Messenger

wikipedia

Këto ishin temat më të kërkuara në Wikipedia këtë vit

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

INFO

NA NDIQ